Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë për këtë festë, duke theksuar rëndësinë e saj si ditë e solidaritetit dhe bashkimit mes njerëzve.
“Si zakonisht festa të tilla vijmë për me urue Bashkësinë Islame. Myftiun, mikun tim, Naime, zotin Tërnava, a për festën e Kurban Bajramit shfrytëzoj rastin që gjithë besimtarëve të besimit islam t’u uroj këtë festë të solidaritetit, sakrificës, një ditë e veçantë që njerëzit i bashkon, njerëzit shkojnë për të uruar njëri-tjetrin, kështu ka qenë, kështu do të jetë dhe kështu duhet me qenë edhe në të ardhmen. Është kënaqësi që isha këtu dhe gjithë familjeve në Kosovë u uroj shëndet, begati dhe mirëqenie.”

