Zyra Federale për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë (BLV) ka prezantuar të martën një propozim për përfaqësuesit e industrisë ushqimore, i cili synon kufizimin e reklamave për ushqimet që përmbajnë nivele të larta të kripës, sheqerit dhe yndyrës.
Sipas BLV-së, kjo masë është veçanërisht e nevojshme për reklamat që synojnë fëmijët e vegjël.
Autoriteti federal theksoi se “vetërregullimi duhet të zbatohet në të gjithë sektorin dhe të përfshijë të gjitha kanalet e reklamimit që mundësojnë reklamim të synuar për fëmijët nën moshën 13-vjeçare, qoftë online apo offline”.
Me këtë iniciativë, autoritetet synojnë të forcojnë mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i reklamave të ushqimeve të pashëndetshme dhe të promovojnë zakone më të shëndetshme ushqimore./Albinfo.ch/