Gjuajtje me armë zjarri, vritet një person në Prishtinë

Prishtinë | 27 Maj 2026 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

(E plotësuar) Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se viktimë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë mbrëmjen e sotme është Agron Hajdari.

Ndërkaq, viktima është njohur me nofkën “Radulla”.

21:36 – Një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri në lagjën Bregu i Diellit në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Pllana.

Të ngjashme