Kosova mposhtet nga Çekia

Prishtinë | 31 Maj 2026 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës e ka humbur miqësoren kundër Çekisë.

Përballja në “Epet Arena” u mbyll 2:1 në favor të vendasve.

Llogarinë në Pragë e hapi Tomas Ladra, në minutin e 11-të.

Derisa 20 minuta më vonë, çekët shtuan edhe një gol tjetër përmes Adam Hlozek, i cili realizoi në minutin e 31-të.

“Dardanët” arritën ta tundin portën kundërshtare përmes Lindon Emërllahut.

Emërllahu e ngushtoi epërsinë në minutin e 79-të.

Të ngjashme