Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot i themi stop krizës

Prishtinë | 31 Maj 2026 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sonte një tubim elektoral në Drenicë, ku theksoi rolin historik të kësaj komune në momentet më të rëndësishme të Kosovës dhe bëri thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 7 qershorit.

Duke folur para qytetarëve, Hamza tha se Drenica ka qenë gjithmonë vend i qëndresës, i mikpritjes dhe i kthesave të mëdha historike për vendin.

“Në Drenicën heroike, në vendlindjen time. Këtu i është thënë STOP padrejtësive dhe nga këtu ka filluar kthesa historike. Sot, këtu i themi STOP krizës, duke i prirë marshit për ndryshimin e Kosovës”, u shpreh Hamza.

Të ngjashme