Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin sot grevën

Prishtinë | 02 Qer 2026 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë filluar grevën për shkak të pagave të ulëta, ndërsa në ora 11:00 do të mbahet konferencë për media në Fakultetin Filozofik në Prishtinë lidhur me kërkesat e tyre dhe zhvillimet e fundit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK), Jusuf Azemi, tha se punëtorët kanë nisur grevën, por jo në mënyrë statutore, duke theksuar se sindikata do të qëndrojë pranë tyre dhe do t’i mbështesë kërkesat e tyre.

Sipas Azemit, punëtorët e sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës kanë vendosur të hyjnë në grevë pas shumë përpjekjeve dhe bisedimeve për përmirësimin e kushteve të punës dhe pagave.

“Punëtorët e sigurimit fizikë në Universitetin e Prishtinës do të hyjnë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Pas shumë përpjekjeve dhe bisedimeve për përmirësimin e kushteve të tyre, këta punëtorë kanë vendosur të hyjnë në grevë. Edhe pse vendimi është marrë pa paralajmërim për Sindikatën dhe institucionin përkatës, ne i mbështesim kërkesat e tyre dhe do të qëndrojmë së bashku me ta”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Sindikata.

Të ngjashme