Qeveria në detyrë themelon Fondin e detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Prishtinë | 02 Qer 2026 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar tri vendime.

Në njoftim për media bëhet e ditur se është:

Themeluar Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 400,000.00€ (katërqind mijë euro), për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 153,000.00€ (njëqind e pesëdhjetë e tre mijë euro) me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri (3) eventeve në kuadër të “OctoberTech” – iniciativë që bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

Të ngjashme