“Foret e lodhta të Kurtit me espresso”, Avdyli: Mundet me i dalë kafja 30-she

Prishtinë | 02 Qer 2026 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, si pjesë e koalicionit qeverisës me LVV-në dhe Alternativën, ka thënë se ka pritur që pas 6 vitesh në pushtet, do të kenë çfarë të prezantojnë.

Ai tha se Albin Kurti po vazhdon me “të njëjtat fore të lodhta” me espresso.

“Espressoja munet me qenë edhe më e shkurtër kësaj radhe. Ka espresso 30-she, 50-she dhe 70-she. Espressoja kësaj radhe mund t’i shkojë në 30-she. Edhe qytetari e ka pa që tash, një herë i fiton edhe me propaganda ose me prezantime të gjërave, sepse të gjithë ne kur kemi qenë aty, kemi besu se kur bëhen 6 vjet, do të kemi çfarë të prezantojmë”.

“P.sh., unë kam pritur që Albin Kurti, në fushatën e 2026 do të shkojë në Stadiumin Kombëtar dhe e bën një video ‘ja ky stadium me 50 mijë ulëse’. Ose do të ecte me një tren që shkon me 100km/h nga Prishtina për Prizren e në Durrës, ose me një autostradë të re të Dukagjinit. Kjo do të ishte zgjidhja që do t’ia fitonte zgjedhjet dhe s’ke çka bën”.

“Por me espresso, jo 50-she, jo 70-she, jo 30-she, këto fore kanë qenë më herët”, deklaroi Avdyli në Klan Kosova.

Të ngjashme