Uran Ismaili: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund krizave, Bedri Hamza është njeriu që di të qeverisë

Prishtinë | 02 Qer 2026 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka bërë thirrje për mbështetje të Bedri Hamzës në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se vendi ka nevojë për një ndryshim të qasjes në qeverisje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili tha se angazhimi në këto zgjedhje tejkalon interesat partiake dhe lidhet me nevojën për t’u dhënë fund krizave që, sipas tij, kanë rënduar jetën e qytetarëve.

“Angazhimi ynë në këto zgjedhje nuk është partiak. Është përgjegjësi e secilit prej nesh me i dhënë fund krizave që ia kanë rënduar jetën çdo familjeje në Kosovë”, ka shkruar Ismaili.

Ai ka kritikuar qeverisjen e deritanishme, duke vlerësuar se gjatë gjashtë viteve të fundit janë prodhuar kriza, përçarje dhe pasiguri.

“Për 6 vite, kjo qeveri ka prodhuar krizë, përçarje dhe pasiguri. Tash ka ardhë koha për një kryeministër që din me qeverisë, që merr përgjegjësi dhe që e kthen vendin nga e mbara”, ka thënë ai.

Ismaili ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për kryeministër.

“Ka ardhë koha për Bedri Hamzën kryeministër!”, ka shkruar Ismaili.

Të ngjashme