Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë pamje nga tubimi zgjedhor i mbajtur në Istog.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka vlerësuar pjesëmarrjen në tubim, duke e cilësuar atë si “kryengritja e djathtë”.
“Kjo është kryengritja e djathtë”, ka shkruar Abdixhiku krahas pamjeve të publikuara nga tubimi në Istog.
