Gezim Hazrolli, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është takuar sot me qindra banorë të disa prej fshatrave të Suharekës, për të shpalosur programin dhe idetë e partisë.
Në një postim, Hazrolli ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen.
35-shi i LDK-së u takua me banorët e Nishorit, Kastërrcit, Breshancit, Peqanit dhe Semetishtit.
“Këto fshatra të Komunës së Suharekës përfaqësojnë punën, traditën dhe vlerat që e mbajnë të fortë vendin tonë” shkroi Hazrolli.
Postimi i plotë:
Semetishti na mblodhi sonte bashkë me banorët e Nishorit, Kastërrcit, Breshancit dhe Peqanit në një takim të mbushur me besim, respekt dhe përkushtim. Këto fshatra të Komunës së Suharekës përfaqësojnë punën, traditën dhe vlerat që e mbajnë të fortë vendin tonë.
Faleminderit secilit qytetar për mikpritjen, mbështetjen dhe diskutimet e hapura. Energjia dhe vendosmëria që pamë sonte janë dëshmi se bashkë mund të ecim përpara drejt një të ardhmeje më të mirë për çdo familje.