Zhvillime të reja janë zhvilluar në lidhje me grabitjen e djeshme në një bankë të nivelit të dytë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
TCH raporton se është arrestuar Fehmi Çullhaj, rreth 60 vjeç, roja i bankës që po shërbente në momentin kur ndodhi ngjarja.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre, sepse nuk ndërmori veprimet e nevojshme në momentin e ngjarjes, çka edhe ja bëri më të lehtë grabitësit të merrte paratë dhe të largohej pa problem me një skuter në rrugicat e qytetit.
Paratë mësohet se i janë marrë një të moshuare, e cila ishte nisur për t’i depozituar në bankë, por në momentin e fundit nuk ia ka dalë.
Sipas raportimeve paraprake, grabitësi e ka ndjekur të moshuarën dhe ka ndërhyrë në momentin që ajo është futur në bankën e nivelit të dytë.