Trump thotë se Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore dhe se ai ndoshta do të takohet me Udhëheqësin Suprem Mojtaba Khamenei në një moment nëse gjërat “zgjidhen”.

“Ata tashmë kanë rënë dakord se nuk do të kenë armë bërthamore”, tha Trump për “Pod Force One” në një intervistë të transmetuar të mërkurën, ndërsa fliste për Iranin, transmeton Klankosova.tv.

I pyetur për përfshirjen e Khameneit në bisedimet me SHBA-në për t’i dhënë fund armiqësive, Trump tha: “Ai është i përfshirë, absolutisht… Mendoj se ata kanë shumë respekt për të”.

Trump tha mes tjerash se nuk kishte pasur “privilegjin të takohej” me Khamenein.

“Do të doja ta takoja. Ndoshta do të takohemi në një moment, varësisht se si do të shkojë gjithçka”, tha Trump, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti amerikan tha se e konsideronte luftën kundër Iranit si një sukses sepse ushtria e vendit ishte mundur. Konflikti, i cili filloi me sulmet amerikane-izraelite më 28 shkurt, ka tronditur tregun global të energjisë dhe është dëshmuar jopopullor tek amerikanët muaj para zgjedhjeve të Kongresit në nëntor.

Të ngjashme