Rreshteri i Policisë së Kosovës, Gëzim Millaku, i cili ishte pjesë e ekipit të Mbrojtjes së Afërt të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është suspenduar nga detyra.
Sipas raportimeve, suspendimi i Millakut lidhet me raportin e përpiluar pas ngjarjes së 31 janarit 2025, ku ai kishte deklaruar se Sami Lushtaku nuk kishte tentuar ta sulmonte eskortën e Policisë së Kosovës.
“Polici që u suspendua nga pushteti i VV-së se nuk pranoi të gënjente, ka qenë ish-ushtar i UÇK-së – ishte mbrojtje e afërt e Albin Kurtit”, thuhet në raportime.
Sipas të njëjtit pretendim, deri në momentin e suspendimit, Millaku ishte pjesë e ekipit të sigurisë së kryeministrit dhe kishte një përvojë të gjatë në Policinë e Kosovës.
Ai ka një përvojë të gjatë në Policinë e Kosovës dhe ndër vite ka qenë përgjegjës për sigurinë e afërt të pothuajse të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendit.
Millaku njihet gjithashtu si ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Nuk ka pasur ende një njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me arsyet e suspendimit të rreshterit Millaku.