Kryeziu prezanton projektin për Liqenin e Drinit

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Qendrim Kryeziu, ka prezantuar një video ku paraqitet një projekt zhvillimor që përfshin Liqenin e Drinit, hidrocentralin dhe ndërtimin e një qyteti të ri të Drinit.

Në videon e publikuar, projekti përshkruhet si një investim madhor që do të transformonte zonën dhe do ta shndërronte atë në një qendër të rëndësishme zhvillimi.

“‘103-shi’ ju prezanton Liqenin e Drinit, Hidrocentralin dhe Qytetin e Drinit, një qytet që do ta konkurronte Gjenevën e Zvicrës!”, thuhet në postim.

Sipas tij, projekti do të kishte edhe ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimin me ujë për disa komuna.

“Por një e mirë e madhe do të ishte se uji, si për pije ashtu edhe për vaditjen e bahçeve, do të ishte 24 orë në dispozicion për Rahovecin, Malishevën dhe Klinën”, thuhet më tej.

Kryeziu ka theksuar se me PDK-në do të ketë ndryshime në vend.

“Me mua dhe PDK-në, Kosova ndryshon!”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme