Abdixhiku nga Obiliqi: LDK ka projektin e gazit amerikan tash e sa kohë, do ta implementojmë si prioritet nacional

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, nga tubimi në Obiliq foli për projektin e gazit amerikan.

Ai theksoi se LDK e ka në projekt tash e sa kohë, si zgjidhje strategjike për energjinë.

‘’Folëm edhe për gazin amerikan, projektin që LDK e ka në program tash e sa kohë, si zgjidhje strategjike për energjinë, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të vendit. Do ta implementojmë si prioritet nacional’’, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme