Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i Malit të Zi

Prishtinë | 05 Qer 2026 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është mikëpritur nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili mbledh liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti ka për qëllim riafirmimin e partneritetit strategjik dhe angazhimit të përbashkët për ecurinë e procesit të integrimit europian të rajonit.

Ky takim zhvillohet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.

Në Samit po marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Të ngjashme