Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes miqësore kundër Andorrës, e cila do të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Ekonomia Online.
Dardanët kanë vazhduar përgatitjet për përballjen e radhës, ndërsa në seancën stërvitore lojtarët kanë punuar nën urdhrat e përzgjedhësit Franco Foda.
Atmosfera në kampin e Kosovës është vlerësuar pozitive, derisa shtabi teknik synon që ekipi të paraqitet sa më mirë në ndeshjen ndaj Andorrës.
Ndeshja miqësore ndaj Andorrës do të shërbejë edhe si pjesë e përgatitjeve të Kosovës për sfidat e ardhshme në Ligën e Kombeve.


