Një grua humb jetën pasi bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

Prishtinë | 06 Qer 2026 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, ku një grua ka rënë nga një ndërtesë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Ekonomia Online tha se viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, thotë Ahmeti.

Të ngjashme