Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka votuar në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Nga aty Rama ka thënë se sot ëshët dita ku secili qytetar duhet at shfrytëzojë të drejtën e tij për të votuar.
“Pra demokracia, e dini që nuk është diçka që na ka pikë prej qiellit, është një proces që është fitu me gjak, është që u fitu me sfida të ndryshme prandaj edhe nuk duhet me u trajtu si të mirëqenë. Po sot është dita ku secili qytetar duhet me shfrytëzu të drejtën edhe forcën, fuqinë e vet për me votu, me votu për një shtet demokratik, me votu kundër tendencave autokratike, me votu për gjëra të cilat janë procese që e çojnë këtë vend përpara. Pra për ata që besojnë që i ndihmojnë vendit tonë në proceset demokratike, në zhvillimet demokratike të shtetit tonë, me partnerët tanë ndërkombëtarë. Pra në një zhvillim të hovshëm të cilin Kosova mundet me e pas. Pra t’ia lëmë në duar atyre që dinë, që dojnë, që munden edhe i shtyjnë proceset përpara. Besa juaj, besimi juaj normal që është me rëndësi shumë të madhe, prandaj sot shfrytëzoni rastin, votoni, e na priftë e mbara të bashku të gjithëve”, tha ai.
Ai, ka deklaruar se mund të kemi përsëri zgjedhje, pavarësisht rezultatit
“Edhe këta për fat të keq ende besoj që kanë me i shfrytëzu të gjitha mundësitë për me na dërgu drejt autokracisë. Si rezultat mendoj që ne, për fat të keq, do të kemi prapë zgjedhje. Pavarësisht prej, pavarësisht prej rezultatit. Për këtë arsye po them që është me rëndësi shumë të madhe që sot qytetarët të dalin masovikisht, masovikisht të dalin edhe ta shfrytëzojnë mundësinë e tyre për votën e lirë. Ta luftojnë autokracinë apo tendenca autokratike, ku pushtetarë të ndryshëm mundohen me i kap të gjitha institucionet. Kjo është tregu në vende të ndryshme të botës që si tendencë autokratike vetëm bijnë gjëra negative, pra e zhbëjnë vendin krijojnë varfëri prandaj po them është me rëndësi shumë të madhe që sot ta përdorim votën në mënyrë shumë të mençur. Të, të mendojmë për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë, të mendojmë për zhvillim në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka deklaruar Rama.

