Shqyen fletëvotimet në Drenas dhe Prishtinë, dy persona dërgohen në në mbajtje

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste “Asgjësim i dokumentit të votimit”, në Drenas dhe në Prishtinë, ku dyshohet se nga personat e dyshuar kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që veprimet hetimore po kryhen në koordinim me prokurorinë.

“Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste Asgjesim i dokumentit të votimit (në Drenas dhe në Prishtinë), ku dyshohet se nga personat e dyshuar kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet. Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë,ndërkohë që veprimet hetimore po kryhen në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme