Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti nga Vushtrria

Prishtinë | 08 Qer 2026 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Sot në orën 17:00 do të bëhet varrimi i të ndjerit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën pas një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë që varrimi i të ndjerit, Fatjon Bunjaku do të bëhet më datën 8 qershor nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë – Vushtrri”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e fshatit në Facebook.

22-vjeçari ka qenë pjesë e klubit AF Elbasani, ndërsa më herët ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21.

Të ngjashme