Policia në Ferizaj shqipton 40 gjoba ndaj automjeteve dhe motoçikletave, thirrje ngasësve për respektim të rregullave

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, në Ferizaj ka shqiptuar 40 gjoba ndaj automjeteve dhe motoçikletave për shkelje të rregullave në komunikacion.

Policia ka shtuar edhe se, këto veprime janë ndërmarrë në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në trafik.

Komunikata:

40 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut nga policët me biçikleta në Ferizaj

Zyrtarët policorë me biçikleta, të angazhuar në rrugët e qytetit të Ferizajt, kanë shqiptuar 40 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve dhe motoçiketave që kanë kryer shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor.

Veprimet policore janë ndërmarrë në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafik, parandalimin e kundërvajtjeve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Policia u bën thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve dhe motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në rrugë.

Të ngjashme