Kampionati Botëror 2026 ka nisur zyrtarisht këtë të enjte me një ceremoni spektakolare në stadiumin legjendar “Azteca” në Mexico City, përpara ndeshjes hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Ceremonia solli në skenë emra të njohur të muzikës botërore. Në mesin e shumë artisëve ishin edhe Shakira dhe Burna Boy.
Dy artistët elektrizuan atmosferën para mijëra tifozëve të pranishëm në stadium, duke sjellë një performancë plot energji, koreografi dhe efekte vizuale.