Sulmoi zyrtarët policor, i dyshuari përfundon në psikiatri

Prishtinë | 13 Qer 2026 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Të hënën është arrestuar një person në Prishtinë pasi ka sulmuar policët.

Ai me vendim të prokurorit është dërguar për trajtim në repartin psikiatrik.

“Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtaret policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar për tretman në repartin psikiatrik”.

Të ngjashme