Montella nuk e fsheh zhgënjimin pas humbjes nga Australia

Prishtinë | 14 Qer 2026 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Turqisë në futboll, Vincenzo Montella, ka komentuar humbjen 2:0 nga Australia në Kupën e Botës.

Ndeshja u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.

“Ndeshja nuk shkoi taktikisht mirë. E dinim që do rrinin në defensivë dhe do të prisnin. Ata përdorën edhe kundërsulme. Pësuam dy gola, jemi shumë të zhgënjyer”, ka thënë Montella në konferencë për media.

Tekniku italian beson se Turqia do të paraqitet më mirë në ndeshjet e ardhshme.

“Ne treguam frymë ekipore në fushë, luajtëm me zemër. Nëse vazhdojmë kështu, do të fillojmë të marrim rezultatet që duam. Do të bëjmë më mirë në ndeshjen tjetër”, është shprehur ai.

Turqia e luan kundër Paraguait ndeshjen e dytë.

Ndeshjen e tretë në Grupin D e ka kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme