Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se Ngushtica e Hormuzit është “tashmë pjesërisht e hapur” dhe se do të hapet plotësisht të premten, kur SHBA-ja dhe Irani do të nënshkruajnë zyrtarisht një memorandum mirëkuptimi.
“Ata po bëjnë një kërkim të vogël për disa mina që i kanë gjetur tashmë, por… anijet kanë filluar të dalin tani”, tha Trump gjatë një takimi me Presidentin Francez Emmanuel Macron në samitin e G7.
“Të premten, do të jetë plotësisht e hapur”, tha ai, shkruan CNN.
Edhe pse presidenti amerikan u ankua publikisht për mungesën e gatishmërisë së udhëheqësve evropianë për t’u bashkuar në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, ai sugjeroi që ngushtica do të rihapej pa pasur nevojë për shumë ndihmë nga Franca.
“Nuk mendoj se do të na duhet shumë ndihmë, sepse kemi një marrëveshje ku do të jetë e hapur dhe pa pagesë. Patëm një debat të vogël për këtë; është pa pagesë”, tha ai, duke shtuar, “Nuk mendoj se është ide e keqe të kemi një ose dy anije këtu nga disa vende”.