Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas deklaratave të tij lidhur me aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në një postim në rrjetet sociale, Mihali e akuzoi Ramën se po e shfrytëzon tragjedinë për sulme politike, ndërsa përdori një gjuhë ironike dhe fyese ndaj tij.
“Paske përdorur një tragjedi për të zhgarravitur prapë me ChatGPT. Përparim Rama, ti narkotikun si e merr? Me kontratë njëburimore apo me ofertën me çmimin më të lirë, nga tre ofertat?”, ka shkruar Mihali.
Ajo vazhdoi me kritika të tjera, duke ironizuar mënyrën se si, sipas saj, kryetari i Prishtinës menaxhon çështjet publike.
“Hera-herës kur përfundon emergjencave duket se me çmimin më të lirë”, ka shtuar ajo.
Në fund të reagimit, Mihali iu referua edhe gjendjes në kryeqytet, duke përmendur problemin e mbeturinave dhe praninë e brejtësve në lagje.
“Ps. Minjtë vijojnë nëpër lagjet e kryeqytetit, bashkë me plehrat. Kryetari jo, po Përpamiu”, ka përfunduar Mihali.