Zyra e marrëdhënieve me mediat e Hezbollahut për agjencinë e lajmeve Reuters ka thënë se Irani nuk do të nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare me ShBA-në nëse Izraeli nuk tërhiqet nga Libani,
Sipas Hezbollahut, tërheqja nuk do të ishte një parakusht për fillimin e raundit të dytë të bisedimeve me Iranin, i cili do të fillojë me nënshkrimin e marrëveshjes kornizë ShBA-Iran, raporton Sky News.
Por, siç thuhet, faza e dytë supozohet të përfundojë një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit, dhe përfaqësuesit iranianë thanë se “nuk do të ketë asnjë marrëveshje bërthamore midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nëse izraelitët nuk tërhiqen”.
Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu dje kishte refuzuar të tërhiqte trupat izraelite pavarësisht një marrëveshjeje paqeje ShBA-Iran, duke thënë se ato do të qëndronin në zonat e pushtuara për aq kohë sa të ishte e nevojshme.