JD Vance: Asnjë cent nga paratë amerikane nuk shkon në Iran si pjesë e marrëveshjes

Prishtinë | 16 Qer 2026 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, tha se asnjë cent i parave amerikane “nuk do të shkojë në Iran si pjesë e marrëveshjes së paqes”.

Duke folur për Fox News, Vance e krahason administratën Trump me ish-Presidentin e ShBA-së Barack Obama, i cili sipas Vance i dha Iranit mbi 1 miliard dollarë para të gatshme, raporton BBC.

“Ajo që po ndodh është se disa elementë në shoqërinë e tyre po përpiqen ta shesin këtë marrëveshje sa më pozitivisht të jetë e mundur te audienca e tyre vendase”.

“Asnjë cent i parave amerikane nuk shkon në Iran, as 300 miliardë dollarë, as 24 miliardë dollarë, asnjë nga këto para”, deklaroi ai.

Të ngjashme