Rama: Fillon faza finale e asfaltimit në “Rrugë A”, Prishtinën s’ka që e ndal

Prishtinë | 18 Qer 2026 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunë së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka filluar faza finale e asfaltimit në “Rugën A”, në Prishtinë.

Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky projekt është bllokuar tri herë nga Qeveria, por që rasti është fituar dhe se Prishtinës, s’ka kush e ndal.

Postimi i tij i plotë:

Ka fillu faza finale në Rrugën A, faza e asfaltimit.🏗️

Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria, tu na çu në gjykatë. Tri herë e kemi fitu rastin. Natyrisht.

Tash po kryhet. ✔️

Prishtinën s’ka që e ndal!

Të ngjashme