Aksident i rëndë në hyrje të Elbasanit, autobusi me fëmijë përplaset me një automjet

Prishtinë | 18 Qer 2026 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të Elbasanit, ku një autobus me fëmijë, pjesë e një ekipi basketbolli, është përplasur me një automjet tip “Toyota”.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që autobusi të dalë nga rruga dhe të përfundojë në ambientet e një pike karburanti.

Në vendngjarje, siç shkruan Euronewsal, kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, transmeton Klankosova.tv.

Shoferi i automjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e fëmijëve që ndodheshin në autobus.

Të ngjashme