Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë

Prishtinë | 27 Qer 2026 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në katin e sipërm të një ndërtese banimi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Nga aty shihet flaka duke dalë përmes kulmit të objektit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipet e zjarrfikësve dhe ato të emergjencës mjekësore.

Policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të objektit dhe ka vendosur shiritat e sigurisë rreth perimetrit të zonës së prekur.

Të ngjashme