Policia e Rajonit të Prishtinës nis zbatimin e planit operativ për sigurinë në trafik

Prishtinë | 27 Qer 2026 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, duke u mbështetur në vlerësimet e fundit lidhur me situatën e sigurisë në trafik, ka filluar zbatimin e një plani operativ për kontroll të shtuar në komunikacion.

Plani ka filluar të implementohet sot 26.06.2026 dhe ka për synim rritjen e nivelit të sigurisë rrugore, me theks të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.

Vetëm sot janë konfiskuar 3 motoçikleta dhe janë marrë masa ndaj 12 motoçiklistëve.

Ky operacion do të shtrihet në të gjitha rrugët e Rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë deri në momentin kur të vlerësohet se është arritur efekti i dëshiruar në përmirësimin e sigurisë në trafik.

Të ngjashme