Periferia e qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët, ndërsa temperaturat e larta dhe era e fortë kanë ndihmuar përhapjen e shpejtë të zjarrit, i cili po i afrohet zonave të banuara.
Siç raporton Top Channel, zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Sipas raportimeve, ekipet po hasin vështirësi në ndërhyrje, pasi mjetet zjarrfikëse nuk arrijnë të depërtojnë në zonë për shkak të terrenit të vështirë, ndaj po përdoren edhe mjete rrethanore për të kontrolluar zjarrin.