Rama: LDK-ja duhet të qëndrojë e bashkuar, ta luftojë autokracinë

Prishtinë | 02 Kor 2026 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duhet të vazhdojë e bashkuar për të ardhmen e vendit, raporton Ekonomia Online.

Rama ka thënë se s’bëhet fjalë për emra të veçantë, por për ta ruajtur demokracinë dhe për ta luftuar autokracinë.

“LDK-ja ka qenë bashkë, duhet me qenë bashkë dhe me vazhdu bashkë. Kjo është ajo që duhet të ndodhë. Nuk është këtu për një person, nuk është as për mua e as për dikë tjetër, është për të ardhmen e vendit tonë, është për me e mbrojtë demokracinë në këtë vend, pra me luftu autokracinë. Këto janë temat, nuk janë a është ky, a është ai”, u shpreh Rama.

“Unë veç jam pjesë e LDK-së”, ka thënë ai, pasi u pyet të enjten për situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Të ngjashme