Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se partia po zhvillon debat të brendshëm për dy çështje thelbësore, duke analizuar rezultatin e fundit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.
Haziri tha se është nxjerrë nevoja për të diskutuar kërkesat që lidhen me interesimin për bashkëpunim si vlerë politike.
Ai theksoi se nuk sheh hapësirë apo arsye për të menduar opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtë, ndërsa shtoi se ftesa e sotme konfirmon se është trajtuar letra e dërguar nga Lumir Abdixhiku dhe se për të do të jepen sqarimet e nevojshme.
“LDK po diskuton në debat të brendshëm dy çështje thelbësore, duke analizuar rezultatin e fundit zgjedhor. Pas takimit sot, Kryesia ka nxjerrë nevojën që të diskutohen kërkesat që lidhen me interesimin për bashkëpunim si vlerë politike. Nuk ka hapësirë dhe asnjë arsyeje me e mendu opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtë, por ftesa e sotme konfirmon se Abdixhiku ka trajtuar letrën, është duke e diskutuar dhe do t’i japë sqarimet e domosdoshme. Ne, pas zgjedhjeve të dhjetorit, kemi bashkëpunuar, varësisht se çka do të sjellë përfundimi i kësaj mbledhjeje. Janë çështje të brendshme që po diskutohen”, tha ai.
Ai tha se ka dalur më herët nga mbledhja pasi do ti jap nderimet e fundit Nuhi Rexhepit.
