Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot shpallet aktgjykimi

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 07:35 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore në Pejë sot do të shpallet aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rasti i ndodhur në vitin 2021.

Sipas njoftimit, aktgjykimi do të shpallet me fillim nga ora 14:30.

Për vrasjen e trefishtë akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj.

Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, teksa ishte shtënë me armë zjarri ndaj autobusit që barte udhëtarët në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Të ngjashme