Zyra për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave trajtoi 52 raste të reja brenda një jave, shumica dhunë në familje

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Zyra për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave ka trajtuar 52 raste për periudhën 03.07.2026-10.07.2026

Sipas një njoftimi thuhet se gjatë kësaj periudhës 44 raste janë për dhunë në familje, 1 rast dhunimi, 2 raste për krime lufte etj.

Raporti i plotë:

44 raste – dhunë në familje
1 rast – dhunim
1 rast – sulm seksual
1 rast – shkelje e UM-së
1 rast – vrasje
1 rast – kanosje
2 raste – krime lufte
1 rast – shkelje e detyrimeve familjare
7 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë
11 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME)
2 Kërkesa për vazhdim të UM-së
2 Kërkesa për ndërprerje të UM-së
9 aktvendime të aprovuara
2 aktvendime të refuzuara
2 kërkesa për kompensim nga fondi i viktimave
4 deklarata të pëlqimit të viktimës për ndihmë
4 ankesa
67 seanca gjyqësore
8 seanca në prokurori
51 këshilla juridike
10 aktgjykime dënuese
1 aktgjykim lirues
2 referime të rastit në QPS
1 përfaqësim i rastit në QPS

Të ngjashme