Rama: Finalizohet projekti i penetrimit të Veternikut

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është finalizuar projekti i penetrimit të Veternikut.

Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me këtë investim krijojnë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir.

Postimi i tij I plotë:

Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar. ✅

Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada.

Të ngjashme