Digjet një veturë taksi në Prishtinë

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Një veturë taksi është përfshirë nga flakët në Rrugën B, pranë Royal Mall, në Prishtinë, pak minuta më parë.

Automjeti është kapluar nga zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe policisë.

Ndërsa, ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar.

Ekonomia Online ka kërkuar sqarime edhe në Polici për këtë rast, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje.

Të ngjashme