Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt, rikthehet në rigjykim

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë nuk ka shpallur aktgjykimin ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan në vitin 2021.

Kujtojmë se sipas aktakuzës, të akuzuarit e kryen sulmin për motive hakmarrjeje, duke synuar shoferin e autobusit, të ndjerin Gani Gjokaj, të cilin familja Mehmetaj e fajësonte për vetëvrasjen e Heroina Mehmetajt.

Nga të shtënat mbetën të vrarë edhe dy nxënës 17-vjeçarë, ndërsa një person tjetër u plagos rëndë. Prokuroria pretendon se sulmi ishte planifikuar me kujdes dhe u realizua në bashkëveprim nga të tre të akuzuarit. Indeks Online

Të ngjashme