Lumbardh Dellova transferohet tek Amedspori në Turqi

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Lumbardh Dellova është zyrtarisht futbollist i Amedsporit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka kompletuar transferimin te skuadra turke, e cila ka aktivizuar klauzolën e lirimit të tij.

Për ta siguruar shërbimet e 27-vjeçarit, Amedspori i ka paguar CSKA Sofias 950 mijë euro, duke mbyllur kështu aventurën e Dellovës në futbollin bullgar pas një periudhe të suksesshme me klubin nga Sofja.

Dellova ka firmosur kontratë trevjeçare.

Te skuadra turke ai do të drejtohet nga trajneri shqiptar Besnik Hasi, teksa luajnë edhe dyshja tjetër dardane, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani.

“Klubi ynë ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, i cili së fundmi luajti për CSKA Sofia, si pjesë e planifikimit të skuadrës sonë për sezonin 2026-2027.”

“27-vjeçari Lumbardh Dellova, i cili mund të luajë si mbrojtës qendror, mbrojtës i djathtë dhe mbrojtës i majtë, do të japë kontribute të rëndësishme në ekipin tonë me stilin e tij të gjithanshëm të lojës.

“Ne e mirëpresim Lumbardh Dellovën në klubin tonë dhe i urojmë një karrierë të suksesshme me fanellën tonë jeshile dhe të kuqe”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Të ngjashme