Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka mohuar një marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut për bashkëqeverisje, duke ftuar qytetarët që të konsiderojnë vetëm qëndrimin zyrtar të LDK-së.
Reagimi i saj i plotë:
Koalicionet as nuk bëhen as nuk inicohen nga titujt mediatik, pavarësisht nga cila media janë, e afërt me pushtetin ose jo.
Ftoj votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin zyrtar të deputetëve të Lidhja Demokratike e Kosovës dhe organeve të partisë.