Me rekomandim të ZKA-së, largohen nga puna 20 zyrtarë të MMPH-së, pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka nxjerrë vendim për shkëputjen e kontratave të punës për 20 zyrtarë të kësaj ministrie nga komuniteti serb, të njohur edhe si pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”.

Sipas njoftimit të ministres Fitore Pacolli, “shkëputja e kontratave vjen si pasojë e mungesës së vazhdueshme të tyre në vendin e punës, si dhe në përputhje me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit”.

“Nga evidencat zyrtare ka rezultuar se këta zyrtarë, të punësuar që nga 5 janari 2016 në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, përfshirë mungesën e vazhdueshme në vendin e punës dhe mosrespektimin e detyrave të punës”, thuhet në njoftimin e Pacollit.

Të ngjashme