Aktakuzë ndaj grupit kriminal prej 6 personash që planifikuan vrasje të rëndë

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave, të identifikuar me inicialet A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Speciale, ekziston “dyshimi i bazuar” se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me disa vepra të tjera penale.

Në njoftim thuhet se aktakuza është ngritur “për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer” edhe veprat penale “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurve A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të ngjashme