Vdes “gruaja e pëllumbave” te Home Alone

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur irlandeze Brenda Fricker ka vdekur të enjten në Dublin, në moshën 81-vjeçare.

Fricker u bë aktorja e parë irlandeze që fitoi një çmim Oscar për rolin e saj në filmin “My Left Foot” (1989), përkrah Daniel Day-Lewis.

Ajo fitoi zemrat e publikut edhe me rolin e “Zonjës së Pëllumbave” në filmin e famshëm “Home Alone 2: Lost in New York”.

Agjenti i saj, Phil Belfield, e konfirmoi vdekjen e saj dhe e përshkroi si një artiste të jashtëzakonshme.

Gjatë karrierës së saj të gjatë, Fricker mori shumë vlerësime dhe u rendit ndër aktoret më të mëdha irlandeze të të gjitha kohërave.

Të ngjashme