Tërmeti me magnitudë 7.3 në Meksikë, momenti kur ndërtesat ‘shkunden’, banorët në panik, pamje

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 të shkallës Rihter goditi ditën e sotme brigjet perëndimore të Meksikës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ndodhej rreth 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero, në shtetin Chiapas, ndërsa thellësia fokale u vlerësua rreth 10 kilometra.

Pas tërmetit, Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) lëshoi një paralajmërim, duke bërë të ditur se valë cunami mund të godasin zonat bregdetare deri në 300 kilometra nga epiqendra.

Lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në Guatemalën fqinje dhe në El Salvador. Në kryeqytetin e Guatemalës, ndërtesat u lëkundën fort, duke bërë që banorët të dilnin me nxitim në rrugë. Mediat lokale publikuan pamje nga evakuimi i një ndërtese qeveritare.

Të ngjashme