Pep Guardiola mund të kthehet më shpejtë se sa kishim menduar.
Kjo pasi që spanjolli, po flitet se do të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë ku shihet si i parapëlqyeri i Paolo Maldinit për këtë post.
Maldini, së bashku me krahun e tij të djathtë, Leonardon kishin udhëtuar drejt Barcelonës ku u takuan me Guardiolën që ta bindin atë për të nisur rikthimin e Italisë në majat e futbollit botëror.
Në rast të një refuzimi të Guardiolës, Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo janë alternativat e radhës për këtë post.
Guardiola, së fundmi ishte te Manchester City në të cilin kaloi 10 vite dhe fitoi gjithçka.