Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Përmes një postimi, Kurti ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Republikës së Kosovës, duke e cilësuar atë si partnere dhe aleate që nga çlirimi dhe shpallja e pavarësisë.
“Turqia ka qenë partnere dhe aleate e Republikës sonë, që nga çlirimi, shpallja e pavarësisë dhe përmes raporteve gjithnjë në rritje ajo është një prej shteteve që vendi ynë bashkëpunon shumë në aspektin ushtarak dhe të mbrojtjes, si dhe të ekonomisë e tregtisë”, ka shkruar Kurti.
Ai i ka uruar ambasadorit Angili suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për punën dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij në Kosovë.